Qeveria dhe parlamenti danez kanë propozuar ndarjen e afërsisht 783 milionë kronave daneze (rreth 115.8 milionë dollarë) për blerjen e armëve për Ukrainën. Paketa e ndihmës ushtarake e Danimarkës, që thuhet se është e 20-ta, do të ndihmojë “për të përmbushur nevojat ushtarake të Ukrainës në afat të shkurtër dhe afatgjatë”
“Për arsye operacionale dhe të sigurisë, ne nuk mund të detajojmë përmbajtjen e plotë të paketës së ndihmës”, tha Ministria daneze e Mbrojtjes. Sipas deklaratës, financimi duhet të miratohet ende nga komiteti i financave i parlamentit danez.
Një total prej 46.1 miliardë krona daneze (rreth 6.8 miliardë dollarë) tashmë janë shpenzuar ose premtuar.
Në prill, zyrtarët danezë ranë dakord të ndajnë një shtesë prej 4,4 miliardë krona daneze (rreth 650 milionë dollarë amerikanë) për mbështetje ushtarake për Ukrainën deri në vitin 2024.
Danimarka gjithashtu i përket koalicionit të aeroplanëve luftarakë dhe ka ofruar trajnime për F-16 për ekuipazhet ukrainase.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League