Danimarka ka filluar fazën e dytë të normazilimit përmes një plani të prezentuar nga kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.
Kushti për normalizim është respektimi i mëtejshëm i masave parandaluese kundër infeksionit Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Sipas këtij plani, të gjitha garat sportive profesionale mund të vazhdojnë që nga nesër, por pa praninë e spektatorëve, ndërsa nga 11 maj, mund të hapen qendra të mëdha tregtare dhe butiqet.
Restorantet, kafenetë dhe ambientet e tjera të hotelierisë, me të gjitha kufizimet e nevojshme që duhet të parandalojnë përhapjen e infeksionit, mund të vazhdojnë të funksionojnë nga 18 maji.
Në të njejtën ditë pritet të hapen edhe biblotekat dhe kishat.
Frederiksen tha se kufijtë danez do të qëndrojnë të mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm, dhe se ndalimi i grumbullimit të më shumë se 10 personave do të mbetet në fuqi, i cili përfshin festime dhe sporte rekreative me atë numër pjesëmarrësish.
Covid-19 ka prekur më shumë se 10 mijë njerëz në Danimarkë, nga të cilët 514 kanë vdekur./arbresh.info/
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...