Danimarka do të vazhdoj me lehtësimin e masave të marra kundër koronavirusit

08:35 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Danimarka do të lejoj disa nga bizneset e vogla që të hapen, si sallonet e bukurisë dhe shkollat për marrjen e patentë shoferit, të hapen që nga 20 prilli, tha qeveria të premten.

“Askush nuk ka dëshirë që Danimarka të qëndroj e mbyllur më shumë se sa është e nevojshme,” tha kryeministri Mette Frederikse.

Ky veprim vjen pasi disa vende evropiane, duke përfshirë edhe Austrinë dhe Gjermaninë, kanë bërë publike disa lehtësime të masave të marra në luftën kundër koronavirusit.

Të mërkurën, Danimarka ka lejuar disa nga qerdhet dhe shkollat primare të rihapen pasi numri i të infektuarve me COVID-19 ka vazhduar të jetë stabil, shkruan arbresh.info

Vendi do të vazhdoj me kufijtë e mbyllur dhe me disa restorante të mbyllura, gjithashtu edhe kafiterit dhe palestrat vazhdojnë të jenë të mbyllura si dhe ndalohen tubimet publike.

Danimarka deri më tani ka raportuar 7000 raste me koronavirus dhe 321 të vdekur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme