Danimarka do të izolojë emigrantë në një ishull të veçuar

22:24 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh.info

“Ata që janë të padëshiruar në Danimarkë, duhet ta ndiejnë”, tha ministrja daneze e emigrimit.

Qeveria e djathtë në vendin nordik deklaroi se do të izolojë me dhjetëra emigrantë të padëshiruar në një ishull të  veçuar.

Ishulli përdorej në vitin 1926 për të mbajtur kafshë që merreshin për kërkime shkencore. Edhe sot ka stalla dhe krematoriumin ku digjeshin kufomat e kafshëve.

Qeveria daneze tha se do ta pastrojë ishullin në vitin 2019 dhe do ta përdorë për të mbajtur 125 emigrantë në vitin 2021.

Danimarka ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve, duke ndaluar mbulimet e fytyrës për arsye fètare, si dhe ka miratuar një ligj që nuk do të lejojë krijimin e lagjeve vetëm me emigrantë (ghetto), pasi fëmijët e tyre duhet të asimilohen me danezët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme