“Ata që janë të padëshiruar në Danimarkë, duhet ta ndiejnë”, tha ministrja daneze e emigrimit.
Qeveria e djathtë në vendin nordik deklaroi se do të izolojë me dhjetëra emigrantë të padëshiruar në një ishull të veçuar.
Ishulli përdorej në vitin 1926 për të mbajtur kafshë që merreshin për kërkime shkencore. Edhe sot ka stalla dhe krematoriumin ku digjeshin kufomat e kafshëve.
Qeveria daneze tha se do ta pastrojë ishullin në vitin 2019 dhe do ta përdorë për të mbajtur 125 emigrantë në vitin 2021.
Danimarka ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve, duke ndaluar mbulimet e fytyrës për arsye fètare, si dhe ka miratuar një ligj që nuk do të lejojë krijimin e lagjeve vetëm me emigrantë (ghetto), pasi fëmijët e tyre duhet të asimilohen me danezët.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...