Një gjykatë daneze ka dënuar një grua rumune 63-vjeçare me 20 ditë burg dhe me deportim, për shkak se ka shqetësuar ‘publikun’ duke kërkuar lëmoshë.
Gruaja u arrestua në stacionin Nørrebro, Kopenhagen, në korrik, transmeton portali arbresh.info
Ajo ishte dënuar edhe dy herë më parë për të njejtën akuzë.
Gruas gjithashtu i është ndaluar hyrja në shtet për gjashtë vjet.
Prokurori Marlene Beyon i tha gjykatës se e akuzuara e kishte ‘shqetësuar publikun’ duke u përpjekur që të shikonte filxhan dhe duke kërkuar lëmoshë, raportonDR.
Gruaja i tha gjykatës se kishte qenë brenda dhe jashtë Danimarkës për 15 vjet, zakonisht duke kaluar disa muaj duke lypur në Kopenhagen përpara se të kthehej për t’u kujdesur për shtatë fëmijët e saj në Rumani.
“Kam shumë fëmijë atje. Ata hanë ato që hudhen në mbeturina”, ka thënë ajo.
Ky është dënimi i parë mbi legjislacionin e rreptë të sigurisë./Arbresh.info
Kush shkon në finale sipas Drilonit?
Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët
Tërhiqet shorti i FA Cup, Liverpooli me fat
Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari u vra brenda në makinë, autor...
Përplasje e ashpër – Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i h...
Lëvizja Vetëvendosje nesër mban fushatë zgjedhore në Pejë