Rreth 1300 danezë marshuan sot në Kopenhagë në shenjë proteste kundër vendimit të parlamentit për ndalimin e mbulimit të fytyrës.
Në parullat e marshit thuhej se ky vendim ishte në kundërshtim me të drejtat e grave për t’u veshur si të duan, shkruan Reuters.
Parlamenti i Danimarkës në maj të këtij viti mori vendim që ta ndalojë mbulimin e fytyrës nga gratë, apo siç quhet ndryshe nga myslimanët, “nikabin”. Ky ligj u votua në emër të sekularizmit dhe vlerave demokratike.
Për t’i mbështetur gratë që e praktikojnë këtë gjë, protestuesit mbuluan fytyrat e tyre.
“Jo racistëve në rrugët tona” dhe “Jeta ime, zgjedhja ime” ishin disa nga parullat kryesore të marshit.
Shifrat e grave që e mbulojnë fytyrën në Danimarkë janë rreth 150 deri 200, apo 0.1 përqind e popullsisë, ndërsa besimit islam i takojnë pesë përqind e popullsisë.
Sipas ligjit, policia ka të drejtë t’ua largojë mbulesën nga fytyra grave ose t’i detyrojë të largohen nga hapësirat publike.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation