Google ADS

Damask: Prania ushtarake e SHBA-së në Siri është një sulm ndaj sovranitetit

11:23 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Ministria e jashtme siriane tha se prania ushtarake e SHBA-së në Siri është “e paligjshme dhe një sulm ndaj sovranitetit kombëtar” pasi Uashingtoni la të kuptohej se trupat e saj mund të qëndronin në zonat e Sirisë për një kohë të pacaktuar.

Ministria tha se prania e SHBA-së në vend është “një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”, raportoi Reuters, transmeton portali arbresh.info.

Sekretarja amerikane e Shtetit Rex Tillerson, ka lënë të kuptohet se një prani ushtarake të hapura është në kontekstin e një strategjie më të gjerë për të parandaluar kthimin e organizatës ISIS dhe të hapë rrugën për një marrëveshje për largimin e presidentit Bashar al-Assad dhe të zvogëloj ndikimin e Iranit.

Siria përfshin forca nga vendet dhe partitë e jashtme, me pëlqimin e qeverisë siriane si forcat ruse dhe Garda Revolucionare Iraniane dhe elementët e Hezbollahut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme