Shënimet që ish-drejtori i FBI-së, James Comey mbajti pas disa takimeve vitin e kaluar me Presidentin Donald Trump, dolën në media pasi u lëshuan nga Departamenti i Drejtësisë.
Zoti Comey tha se i kishte shkruar dokumentet pak pas bisedave me presidentin sepse nuk kishte pasur ndjesi të mirë nga takimetendjehej mir me takimet e tij me udhëheqësin amerikan.
Në shënimet e tij, zoti Comey shkruante se presidenti ishte i shqetësuar lidhur me pretendimet se ai kishte bashkëpunuar me Rusinë për ta ndihmuar të fitonte zgjedhjet presidenciale dhe se mund të kishte video të zotit Trump me prostituta ruse.
Zoti Trump e shkarkoi zotin Comey në maj ndërsa kreu i FBI-së po drejtonte një hetim për akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale dhe bashkëpunim të mundshëm mes zyrtarëve të fushatës së zotit Trump dhe rusëve.
Presidenti Trump sulmoi zotin Comey në Twitter të enjten në mbrëmje, duke thënë se “shënimet e James Comey-t sapo dolën dhe tregojnë qartë se nuk kishte BASHKËPUNIM dhe JO PENGIM TË DREJTËSISË”. Zoti Trump akuzoi gjithashtu zotin Comey se kishin nxjerrë informacion sekret.
Rusia ka mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane./VoA/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë