Dalin rezultatet e zgjedhjeve rajonale në Francë

01:04 | 28 Qershor 2021
Trina Galanxhi

E djathta ekstreme e Fronit Kombëtar të Marine Le Pen ka dështuar në zgjedhjet rajonale që mbajtën raundin e dytë këtë të diel në Francë. Ky raund shihej si provë kryesore për Le Pen e cila shpresonte të fitonte të paktën në një nga rajonet e vendit.

Vlerësimet që bëhen në fund të raundit të dytë e llogarisin pjesëmarrjen në 34.5%. Kjo pjesëmarrje ishte pak më e lartë se në raundin e parë kur dolën për të votuar vetëm 33% e zgjedhësve duke shënuar një rekord negativ, transmeton lapsi.

Shumë politikanë dhe ekspertë thanë se kjo pjesëmarrje e ulët tregoi një “krizë demokratike” në kulturën politike të Francës dhe se votuesit nuk shohin ndonjë arsye për t’iu drejtuar votimeve. Sipas të dhënave paraprake partitë tradicionale të së majtës dhe së djathtës, socialistët dhe republikanët mbajtën një numër të rajoneve të Francës.

Të dyja palët bashkuan forcat në mënyrë që të ndalonin një kandidat të ekstremit të djathtë të merrte kontrollin e Provence-Alpes-Côte d’Azur dhe mesa duket ia arritën. Nga ana e saj, Le Pen fajësoi pjesëmarrjen e ulët për rezultatet e dobëta të partisë së saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme