Janë publikuar pamjet me dron, që tregojnë pamjen e tmerrshme të Amazonës, e cila ndodhet prej shumë ditësh mes zjarrit masiv. Zjarret janë aq masive, sa tymi ka mbuluar gjithçka përreth, madje edhe qytete që ndodhen mijëra kilometra larg.
Madje, flakët raportohen se janë aq të mëdha, sa mund të shihen edhe nga hapësira. Kjo situatë alarmante ka ngritur në këmbë mbarë botën, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar pasoja të rënda . Nga ana e tij, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili nuk pranoi ndihmë nga liderët botërorë, ka fajësuar organizatat joqeveritare se kanë nisur flakët.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/371945720368024/?t=80
“Sa i takon zjarreve në Amazonë, unë kam përshtypjen se ato mund të jenë shkaktuar nga OJQ-të sepse atyre u duheshin para. Çfarë qëllimi kishin? Të hapnin probleme për Brazilin”, ka thënë Bolsonaro.
Bolsonaro, në mënyrë të vazhdueshme është kritikuar se nuk ka mbrojtur pyllin më të madh të botës, të cilësuar edhe si “mushkëria”e botës, dhe se ka promovuar një politikë shpyllëzimi, pro bizneseve. Amazona është një magazinë jetësore e karbonit, që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.
Sipas qendrës hapësinore të kërkimeve, të Brazilit, 72.843 zjarre kanë prekur Amazonën, një rritje kjo prej 83 përqindësh krahasuar me vitin e kaluar.
Ashtu siç po ndodh në brazil, edhe në Bolivi, zjarret po shkrumbojnë hapësira të mëdha toke. Sipas zyrtarëve bolivianë, rreth 500 mijë hektarë pyje janë shndërruar deri më tani në hi.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia