Dy prindërit dhe gjyshja e sulmuesit të shkollës në Teksas, Salvador Ramos, në të kaluarën kishin dosje kriminale, duke përfshirë këtu një sulm të rëndë me armë vdekjeprurëse dhe nënshkrimin e një çeku fals.
Ramos 18 vjeçar, vrau 19 nxënës të nivelit fillor dhe dy mësuese të tyre në ditën e 24 majit, kur ai u fut në Robb Elementary School në Uvalde, në sulmin i cili u cilësua më vdekjeprurësi në SHBA që nga viti 2012, raporton The New York Post.
Duke u bazuar në të dhënat e gjyqit të kantonit të Uvaldes të cilat i siguroi The New York Post, del se prindërit e tij, Adriana Martinez dhe Salvador Ramos Sr., i kishin momentet e tyre të ballafaqimit me ligjin para se më shumë se një dekadë.
Gjyshja e tij Celia “Sally” Martin Gonzales, të cilën Ramos e qëlloi në fytyrë para se të kryente sulmin në shkollë, sipas të dhënave nga kantoni, në vitin 1993 u dënua për një kundërvajtje.
Nëna e tij Adriana, u dënua në vitin 2003 për nënshkrimin e një çeku fals, ndërsa më vonë në vitin 2007 për sulm ndaj një anëtari të familjes, e babai i tij Salvador u gjet fajtor për rezistim ndaj arrestit pasi që kishte problem me një oficer policie./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...