Drejtuesi i makinës, i cili është akuzuar në Britani për vrasje të 39 personave që janë gjetur në një kamion-frigorifer ka qenë pjesë e një “rrjeti global” të kontrabanduesve, kanë dyshuar prokurorët.
Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore vazhdon të jetë në mbajtje në Gjykatën, Chelmsford Magistrates.
Të 39 trupat janë gjetur të vdekur në kamionin frigorifer në një zonë industriale në Esiks të mërkurën e javës së kaluar.
Në librin e ngushëllimeve, kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se bota “është shokuar nga kjo tragjedi”.
Robinson ka dalë para gjykatës përmes një video-linku, teksa është akuzuar për vrasje, komplot të trafikimit të njerëzve, pastrim parash, si dhe komplot të ofrim të ndihmës për imigrim të paligjshëm.
Prokurori, Ogheneruona Iguyovëe, i ka përshkruar akuzat për komplot si “rrjet global” që përfshin “lëvizje të një numri të madh të imigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar”.
Robinsonit nuk i është kërkuar të pranojë fajësinë, ndërkohë që do të dalë para gjykatës sërish më 25 nëntor.
Aktualisht në Vietnam janë duke u kryer teste të ADN-së, për të lehtësuar procesin e identifikimit të viktimave.
Kamioni-frigorifer dyshohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika./REL
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia