Gazeta prestigjioze britanike Daily Mail dhe uebsajti i saj Mail Online janë pajtuar që t’i paguajë dëmshpërblim zonjës së parë të ShBA-ve, Melania Trump për shkak të lajmeve të rreme që kishin publikuar në lidhje me punën e saj si modele profesioniste.
Gazeta dhe uebsajti janë pajtuar që të publikojnë një reagim përmes së cilit do t’i kërkojnë falje Zonjës së Parë, transmeton arbresh.info.
Shuma e dëmshpërblimit ende nuk është bërë e ditur.
Deklarata e pajtimit u lexua në Gjykatën Mbretërore të Drejtësisë në emër të të dyja palëve.
Në artikullin e Daily Mail për zonjën Trump ishin vënë dyshime për profesionin e saj duke aluduar në atë se ajo kryente edhe punë të tjera përtej profesionit si modele./Arbresh.info.
Në artikull po ashtu shkruhej se Donald dhe Melanie Trump ishin takuar tri vite para se të deklaronin takimin e tyre të parë dhe se këtë e kishin organizuar./Arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...