“Harroni Brexit, shikoni kush fitoi (Leg-it) këmbët”. Ky është titulli me të cilin tabloidi Daily Mail në print i botuar në Londër vendosi të dalë sot në treg.
Kryeartikulli u shoqërua me foto të kryeministres britanike Theresa May dhe ministres së parë të Skocisë, Nicola Sturgeo të ulura pranë njëra tjetrës dhe që diskutojnë lidhur me strategjinë e largimit të Britanisë nga BE, efektet që mund të ketë ajo në marrëdhëniet mes Skocisë dhe pjesës pjetër të Britanisë së madhe.
Kjo përzgjedhje ka shkaktuar debat të ashpër duke e akuzuar Daily Mail për seksizëm me qëllim shitjen e gazetës.
Autorja e shkrimit më shumë se një faqe është Sarah Vine, gazetare dhe bashkëshortja e ish ministrit të Drejtësisë Michael Gove.
Autorja me ton ironik shkruan se ajo që bie në sy në takimin e tyre janë këmbët.
“Nuk ka dyshim që të dyja gratë konsiderojnë këmbët si arma e tyre më e mirë në aspektin fizik” shkruan ajo.
Ajo shkruan se qëndrimi i ministres së parë të Skocisë këmbë mbi këmbë ka qëllim joshës.
Ish ministrja e Barazisë, Nicky Morgan tha se ‘ishte qëllimisht poshtëruese”.
Morgan përmes një reagimi në tëitter shkruan: Serioze? Dy politikanet femra më të larta të vendit gjykohen për këmbët e tyre dhe jo për atë që thonë? #appallingsexism”.
Ajo i tha radio BBC 5 se kopertina ishte “qëllimisht provokatike dhe qëllimisht poshtëruese”
“Si do e shohë kryeministrja këtë është e tëra punë e saj” tha Nicky Morgan por shtoi: Kemi dy politikane femra të larta të cilat diskutojnë çështje me peshë dhe kjo që mendon një gazetë kombëtare është e papërshtatshme”
Lideri aktual laburist Jeremy Corby shkruan: Seksizmi duhet ti përkasë historisë. T’ju vijë turp Daily Mail: Titull i viteve 50. #everydaysexism.
Ndërkohë në rrjetet sociale ka plasur gallata.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...