Dado kineze Mo Huanjing ekzekutohet për zjarr vënie

18:50 | 21 Shtator 2018
Arbresh.info

Një dado kineze është ekzekutuar pasi qëllimisht filloi një zjarr që vrau një nënë dhe tre fëmijët e saj në qytetin lindor të Hangzhou.

Mo Huanjing, 35, është dënuar me vdekje pasi ka vene zjarr me qellim në muajin shkurt.

Ajo gjoja kishte grumbulluar borxhe për lojërat e fatit dhe kishte shpresuar se “shpëtimi” i familjes nga flakët do t’i bindte ata që të japin më shumë para.

Në fakt, zjarri në katin e 18 vrau Zhu Xiaozhen dhe tre fëmijët e saj të moshës, 6, 9, 11.

Kina njihet se shteti që bënë më së shumti ekzekutime se çdo shtet tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme