Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos ka lëshuar një deklaratë të papritur nga Janina, këtë të mërkurë, teksa gjendej atje për një ceremoni që shënonte 105-vjetorin e çlirimit të qytetit nga sundimi osman gjatë Luftës së Parë Ballkanike.
Në një gjest simbolik besimi ndaj Forcave të Armatosura greke, ai u ngjit mbi një tank, edhe pse në moshë jo edhe aq të re për ta bërë diçka të tillë.
“Greqia është një komb paqeje dhe demokracie, por ajo di mjaft mirë sesi të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar”, tha presidenti grek.
“Ne, grekët, edhe pse popull e komb i paqes dhe demokracisë, dimë mirë të mbrojmë kur nevojitet dhe përballë kujtdo, kufijtë tanë, integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar tonin, që përfshin tashmë edhe kufirin, territorin dhe sovranitetin e Bashkimit Europian”, deklaroi më tej kreu i shtetit grek.
“Greqia është një shtet dhe një forcë e qetë, që respekton miqtë e saj, por kurrë nuk ka frikë nga armiqtë. Forcat e saj të Armatosura janë në gjendje ta provojnë këtë në çdo kohë”, shtoi Pavlopoulos./tch/
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...