Google ADS

“Ç’punë ka Zelensky në San Remo?”-Italianët kundër presidentit në festival

23:29 | 6 Shkurt 2023
E.H

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk do t’i drejtohet festivalit të San Remos me video-mesazh, njoftuan organizatorët.

Në konferencën për shtyp të televizionit shtetëror italian RAI, me rastin e konkursit muzikor që do të mbahet nga data 7 deri më 11 shkurt, u tha se në vend të video-mesazhit, prezantuesi Amadues do të lexojë deklaratën e Zelensky-t në mbrëmjen finale.

“Presidenti na tha përmes ambasadorit të tij se do të ishte i lumtur të shkruante një letër dhe se unë do ta lexoja në skenë”, tha Amadeus.

Qytetarët e Italisë u rebeluan kundër paraqitjes së Zelensky-t në konkursin më të madh të muzikës në vend, dhe peticioni i tyre që i kërkon RAI-t të heqë dorë nga përfshirja e presidentit ukrainas ka mbledhur gati 95 mijë nënshkrime.

Zv. kryeministri i Italisë Matteo Salvini ishte ndër figurat e skenës politike që doli kundër pranisë me video të Zelensky-t në festival sepse sipas tij një konkurs argëtimi nuk ka pse të sjellë në vëmendje dhimbjen dhe luftën.

Fituesi i festivalit të San Remos bëhet përfaqësuesi i Italisë në Eurovision, i cili këtë vit mbahet nga 9 deri më 13 maj./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme