Kina ka premtuar të ndalojë përdorimin e testeve anale mbi diplomatët amerikanë pasi Departamenti i Shtetit u ankua se ishte një praktikë poshtëruese.
Skandali shpërtheu kur disa diplomatë amerikanë pranuan në Departamentin e Shtetit që autoritetet kineze i detyruan ata të bënin shtupa anale si pjesë e testit të Covid-19, shkruan Vice Neës, transmeton portal arbresh.info
“Departamenti i Shtetit nuk ka rënë dakord kurrë për këtë lloj testimi dhe ne protestuam drejtpërdrejt në Departamentin e Shtetit kur mësuam se një pjesë e stafit ishte e ekspozuar ndaj tij,” i tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Vice Neës.
Pekini i është përgjigjur shumë shpejt ankesës, duke thënë se testet ishin një “gabim”, sidomos që sfafi diplomatik nuk është përjashtuar nga testet anale.
“Ne i thamë stafit që të refuzonte atë provë nëse u kërkohej, siç është bërë në të kaluarën,” shtoi zëdhënësi.
Në fillim të këtij muaji, mediat sociale u trazuan pasi u mësua se disa rajone kineze po përdorin teste anale për njerëzit që janë në karantinë, përfshirë ata që erdhën nga jashtë. Komisioni Shtetëror Shëndetësor Kinez e ka justifikuar këtë praktikë duke argumentuar se koronavirusi mund të zbulohet më lehtë në mostrat anale sesa në mostrat e hundës ose fytit.
Sidoqoftë, megjithëse shkencëtarët kinezë pretendojnë se testet e rektumit janë më të sakta në zbulimin e koronavirusit, ata pranojnë se janë jopraktike për përdorim masiv./arbresh.info/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...