Numri i personave me COVID-19 në spitalet franceze u rrit me 888, duke shkuar në 25,775, tha të hënën ministria e Shëndetësisë. Kjo është rritja më e madhe njëditore që nga fillimi i nëntorit 2020 – përpara fillimit të fushatës së vaksinimit të vendit.
Hera e fundit që numri i pacientëve me COVID-19 ishte mbi 25,000 ishte më 17 dhjetor 2020.
Të dhënat e ministrisë së shëndetësisë të hënën treguan gjithashtu se numri i personave me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv u rrit me 61 vetë, duke shkuar në 3,913, pasi ishte i qëndrueshëm për katër ditë.
Instituti Pasteur i Francës tha javën e kaluar se pritej të shihte një kulm të infeksioneve të reja të koronavirusit të variantit Omicron në mes të janarit, e ndjekur nga një kulm në pranimet në spital në gjysmën e dytë të muajit.
Të dielën, ministria raportoi më shumë se 278,000 infeksione të reja, që ishte një rënie prej 6 për qind kundrejt një jave më parë dhe rënies së parë javë pas jave këtë vit.
Të dielën, mesatarja lëvizëse shtatëditore e infeksioneve të reja ra në 294,452, pasi vendosi një rekord të lartë prej pak më shumë se 297,000 të shtunën. Kjo është hera e parë që nga mesi i nëntorit, kur infeksionet e reja ishin mesatarisht rreth 10,000 në ditë.
Të hënën, ministria raportoi 102,144 raste të reja dhe mesatarja shtatëditore përsëri u rrit pak në 295,631. Gjithashtu raportoi 296 vdekje të reja, duke e çuar totalin në 127,263.
Parlamenti dha miratimin përfundimtar të dielën për masat e fundit të qeverisë për të trajtuar COVID-19, duke përfshirë edhe pasaportën e vaksinimit.
Ligji i ri, i cili pati një rrugë të ashpër në parlament me partitë opozitare që i konsideruan disa nga dispozitat e tij shumë strikte, do t’u kërkojë njerëzve të tregojnë një certifikatë vaksinimi për të hyrë në vende publike si restorante, kafene, kinema dhe trena në distanca të gjata.
Aktualisht, personat e pavaksinuar mund të hyjnë në vende të tilla me rezultatet e një testi të fundit negativ për COVID-19. Gati 78 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...