Covid: Franca miraton vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

07:52 | 2 Mars 2021
Trina Galanxhi

Qeveria franceze thotë se njerëzit e moshuar me kushte para-ekzistuese tani mund të marrin vaksinën AstraZeneca kundër koronavirusit.

“Njerëzit e prekur nga bashkë-sëmundjet mund të vaksinohen me AstraZeneca, duke përfshirë ata të moshës midis 65 dhe 74”, tha ministri i shëndetësisë, transmeton portali arbresh.info

Muajin e kaluar Franca miratoi përdorimin e vaksinës vetëm për nën-65 vjeç, duke përmendur mungesën e vaksinave për njerëzit e moshuar.

Vaksina Oxford-AstraZeneca përdoret gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të BE-së ende po e kufizojnë atë për nën 65 vjeç, përfshirë Gjermaninë.

Rregullatori i BE-së për barnat e ka miratuar atë për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

Duke folur në televizionin France 2 të hënën vonë, Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Véran tha se njerëzit me sëmundjeve shëndetësore mund të marrin vaksinën AstraZeneca.

Në janar Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vaksina AstraZeneca ishte “pothuajse joefektive” për grupmoshat më të vjetra, por zyrtarët e shëndetësisë në Francë janë përpjekur që të bindin njerëzit se vaksina është e sigurtë dhe efektive kundër koronavirusit, raporton AFP.

Vetëm 273,000 doza AstraZeneca janë administruar në Francë nga 1.7 milion të marra deri në fund të Shkurtit, tregojnë shifrat e ministrisë së shëndetësisë.

Përhapja e vaksinave në shumë vende të BE është goditur nga vonesat. Rreth 3 milion njerëz e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Francë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme