Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 49.970 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.012.412 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend.
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 905 vdekje, në Indi 935 dhe në Meksikë 695.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 49.970 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.012.412 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave me 905 vdekje ka shkuar në 100.477.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 621.731 raste dhe 25.016 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.094.293.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
– Indi
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 64.399 raste të reja, duke e rritur në 2.153.010 numrin e rasteve, ndërsa me 935 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 43.453 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.480.884. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.
– Meksikë
Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 695 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 52.006. Ndërkaq, me 6.495 raste të reja, është rritur në 475.902 numri i të infektuarve me COVID-19.
Deri më tani, në vend janë shëruar 318.638 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars./AA/
Policia shqiptoi 1 mijë e 258 gjoba për një javë në Gjilan
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...