Covid-19, Turqi: 63 të vdekur për 24 orë

01:18 | 2 Prill 2020
Trina Galanxhi

63 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Turqi gjatë 24 orëve të fundit, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë.

Numri total i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 277, transmeton portal arbresh.info

Raporti për rastet me koronavirus ka shkuar në më shumë se 15 mijë, pasi mbi 2 mijë persona kanë rezoltuar pozitiv në 24 orët e fundit, tha Fahrettin Koca.

Ai vuri në dukje se shkalla e vdekshmërisë nga virusi qëndron në 1.58% në Turqi, më e ulët se shumë vende të tjera.

Sipas shifrave të fundit, 333 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Rreth 979 pacientë janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv.

Po ashtu, në 24 orët e kaluara janë kryer 14,396 teste dhe numri i testeve të përgjithshme të kryera deri më tani ka qenë 106.799./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme