Google ADS

Covid-19, Trump: Amerika nuk do mbyllet për të dytën herë

00:15 | 19 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mbyllen sërish, edhe pse numrat e të infektuarve me Covid-19 janë në rritje.

“Amerika nuk do të mbyllet për të dytën herë dhe ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë”, theksoi Trump për televizionin amerikan “Fox”, transmeton portal arbresh.info

Komente të Trump u botuan pasi këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Cadloë dhe Ministri i Financave Stephen Mnuchin thanë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të bllokojnë përsëri ekonominë.

Një pjesë e madhe e veprimtarive në SHBA u mbyllën gjatë muajit mars, pasi Covid-19 u përhap në SHBA, ku u prekën më shumë se 2,16 milionë amerikën dhe humbën jetën gati 118 mijë.

Për shkak të pandemisë, miliona amerikanë kanë humbur punën./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme