Google ADS

Covid-19: Spitalet e Parisit pritet të mbingarkohen gjatë 48 orëve

09:35 | 28 Mars 2020
Trina Galanxhi

Kreu i Federatës francezë të Spitaleve, ka deklaruar se numri i pacientëve me koronavirus po rritet shpejt dhe se spitalet e Parisit pritet të mbingarkohen brenda 48 orëve.

Parisi dhe rrethinat e tij përbëjnë më shumë se një çerek nga 29,000 infeksione të konfirmuara koronavirus në spitalet franceze, me gati 1.300 tani në kujdes intensiv. Numri i të vdekurve në mbarë vendin që nga mbrëmja e së enjtes shkoi në  1,696, transmeton portal arbesh.info

Zyrtarët në Paris janë përpjekur që të gjejnë shtretër të kujdesit intensiv, ventilator dhe staf mjekësorë, në mënyrë që të lehtësohet puna për spitalet në kryeqytetin francez.

Më 17 mars, Presidenti Emmanuel Macron morri masa të rrepta për parandalimin e koronavirusit, duke mbyllur kështu të gjitha bizneset, muzetë dhe vendet tjera ku mund të mblidhen shumë njerëz, por mjekët thonë se ata presin një valë rastesh gjatë javës së ardhshme pasi qeveria vazhdoi zgjedhjet lolake dhe se mijëra njerëz mund të jenë infektuar pasi janë takuar nëpër parqe dhe rrugë, përpara se të kufizoheshin në shtëpi.

Kjo është gruaja e parë në botë që dyshohet se e përhapi koronavirusin

“Nëse ne i lëmë spitalet të përballen me veten e tyre dhe të lejojmë që çdo territor që është marrë nga epidemia të përballojë vetëm, atëherë do të shkojmë drejt një katastrofe,” tha drejtori i Federatës, Frederic Valletoux.

Macron ka deklaruar se ka biseduar me Presidentin amerikan, Donald Trump mbi krizën e koronavirusit dhe se të dy janë duke përgatitur një iniciativë të re për të luftuar pandeminë.

“Në përgjigje të krizës COVID-19, ne jemi duke përgatitur me vendet e tjera një iniciativë të re të fortë në ditët e ardhshme,” tha presidenti francez në Tëitter.

Gjithashtu, ai do të takohet edhe me liderët e sindikatave për të biseduar se si do të shpëtojë ekonominë franceze nga pandemia, e cila ka detyruar mbylljen e shumë bizneseve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme