Pasojat ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit e kanë bërë perspektivën e Luftës së Tretë Botërore “një rrezik”, ka thënë komandanti më i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar.
Gjenerali Sir Nick Carter, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, tha se Britania dhe pjesa tjetër e botës do të duhet të “mësojnë” nga historia dhe hapat e gabuar ndërkombëtarë që çuan në luftërat e mëparshme botërore në shekullin e kaluar, duke patur parasysh edhe pasigurinë që sjell pandemia e Covid-19, shkruan ITV, transmeton portal arbresh.info
Sir Nick bëri komentet kur u pyet nga Sky News në prag të Kujtimit të së Dielës, nëse kishte frikë se kriza ekonomike globale e sjellë nga Covid-19 mund të çonte në luftë.
Ai ka theksuar se shqetësimi se rritja e konflikteve rajolane që po luhen në mbarë botën, mund të shëndërrohet në një ‘luftë të plotë’, duke pasqyruar përgatitjen për të dy luftërat botërore në shekullin 20 kur një seri aleancash midis vendeve çuan në vite gjakderdhjeje.
Sipas tij, pasiguria dhe shqetësimet që sjell pandemia, mund të dërgojnë në përshkallëzimin e situatës nëse bëhen llogaritjet e gabuara.
“Ne duhet të kujtojmë se historia mund të mos përsëritet, por ka një ritëm dhe nëse shikoni prapa në shekullin e kaluar, para të dy luftërave botërore, unë mendoj se ishte e pakontestueshme që kishte një përshkallëzim që çoi në llogaritje të gabuar, e cila çoi përfundimisht në luftë në një shkallë që shpresojmë se nuk do ta shohim më kurrë, ”tha Sir Nick./arbresh.info/
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë
Britani/ Paralajmërohen anulime dhe vonesa në fluturime, shk...