Google ADS

Covid-19 ‘shpëton’ Netanyahun, shtyhet gjykimi për korrupsion

09:49 | 15 Mars 2020
Trina Galanxhi

Gjykimi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është shtyrë deri më 24 maj.

Vendimi ka ardhur si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme nëpër gjykata, për shkak të koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

LEXO EDHE: Është shënuar viktima e parë nga Koronavirusi në New York

Netanyahu po gjykohet nën akuzat e ryshfetit, mashtrimit dhe shkeljes së besimit. Gjyqi i tij ishte për tu hapur në Gjykatën e Qarkut në Jeruzalem në 17 mars.

Në orët e para të mëngjesit, Ministri i Drejtësisë Amir Ohana nxori urdhrin e urgjencës për të shtyrë të gjitha seancat gjyqësore jo urgjente./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme