Covid-19, shkon në 220 numri i të vdekurve në Angli

23:44 | 21 Mars 2020
Trina Galanxhi

53 persona të tjerë të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Angli, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 220.

Pacientët që vdiqën në Angli ishin të moshës midis 41 dhe 94 vjeç dhe të gjithë kishin kushte themelore shëndetësore, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

LEXO EDHE: Edhe dy raste me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 30

Më parë, dy vdekje të tjera u regjistruan në Uells, duke e çuar në pesë në total, dhe një tjetër vdekje në Skoci, duke e marrë numrin në shtatë.

Irlanda Veriore ka regjistruar një vdekje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme