Komisioni Evropian tha se konfidenca ka rënë në mënyrë drastike si në eurozonë, ashtu edhe në BE, për shkak koronavirusit.
Pandemia COVID-19 ka shkaktuar rënie drastike të konfidencës ekonomike në Bashkimin Evropian (BE) dhe në eurozonë në mars, njoftoi Komisioni Evropian.
Në mars, Treguesi i Sentimentit Ekonomik (ESI) ra me 8,2 pikë në 94,8 në BE dhe 8,9 pikë për të arritur në 94,5 në eurozonë, tha komisioni në një njoftim.
Eurozonës ose EA19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin vetëm monedhën euro, ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.
“Gjithashtu, Treguesi i Pritjeve të Punësimit (EEI) ra ndjeshëm (me 10,9 pikë në 94,1 në eurozonë dhe me 9,7 pikë në 94,8 në BE)”, thuhet në njoftim.
Rënia e ndejshme e Sentimentit Ekonomik në zonën e euros buron nga “rënia e besimit midis konsumatorëve dhe në të gjithë sektorët e biznesit”.
“Rënia ishte veçanërisht e madhe në shërbime dhe tregti me pakicë”, theksohet më tej.
Ndër ekonomitë më të mëdha të eurozonës, Sentimentit Ekonomik regjistroi ulje më të theksuar në Itali me 17,6 pikë, pasuar nga Gjermania (-9,8 pikë), Franca (-4,9), Hollanda (-4) dhe Spanja (-3,4).
Italia dhe Spanja, me afro 180.000 raste dhe më shumë se 17,500 vdekje nga COVID-19, janë vendet ku virusi ka shkatuar dëme më së shumti.
“Është e rëndësishme se në shumë vende, shumica e përgjigjeve të anketave u mblodhën përpara se të miratoheshin masat e rrepta parandaluese për të luftuar përhapjen e koronavirusit”, thuhet në njoftim.
Koronavirusi i ri u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar. Aktualisht janë regjistruar rreth 725.000 raste në gjithë botën, me mbi 34.000 të vdekur dhe me më shumë se 152.000 të shëruar, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA.
Pavarësisht nga ashpërsia e virusit, shumica e njerëzve kanë simptoma të lehta dhe shërohen./AA/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen