Covid-19, rekorde të reja ditore në Zvicër dhe Austri

17:40 | 14 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Numri i rasteve të reja të Covid-19 në Zvicër dhe Austri arritën sot nivele rekord.

Zyra zvicerane e Shëndetit Publik regjistroi 2 823 raste infektimi me koronavirus brenda një dite, rreth dy herë më shumë se një ditë më parë.

“Numri ditor i Austrisë u rrit në një rekord prej 1 346 rastesh. Gati një e treta e rasteve të reja ndodhën në Vjenë”, tha qeveria.

Qeveria zvicerane ka planifikuar nesër një takim krize me përfaqësues nga 26 kantonet e Zvicrës, për të diskutuar shpërthimin e përshpejtuar të Covid-19.

Të ngjashme