Brazili ka regjistruar një rekord të numrit ditor të viktimave prej koronavirusit. Vendi tashmë renditet i treti në botë për nga rastet e konfirmuara. Presidenti i vendit vazhdon t’i minimizojë pasojat e pandemisë.
Brazili ka regjistruar ditën më të zezë me pandeminë.
1,179 persona humbën jetën të martën pas infektimit me koronavirus, bilanc ditor që për herë të parë kaloi shifrën 1 mijë për vendin latinoamerikan, duke e çuar në afro 18 mijë numrin e përgjithshëm të viktimave.
Autoritetet vërejnë një përshpejtim të krizës ndërsa presin që kulmi i sëmundjes të arrihet në qershor.
Me mbi 270 mijë të infektuar në mbarë vendin, në tri ditët e fundit Brazili u ngjit me tri vende në listën globale për rastet e konfirmuara, duke u renditur menjëherë pas SHBA-së dhe Rusisë.
“Po e humbasim betejën me virusin, ky është realiteti. Pushimet që po vijnë unë nuk i shoh si të tilla por si ditë beteje, më kryesoret kundër virusit,” shprehet drejtori i qendrës për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në qytetin e San-Paolos.
Spitalet aty dhe në shumë qytete të tjera të vendit janë mbingarkuar me pacientë dhe parashikohet të hyjnë në krizë brenda pak ditëve.
Ndërkohë presidenti Zhair Bolsonaro vazhdon t’i minimizojë efektet e pandemisë, duke e krahasuar atë me një virozë të thjeshtë e duke kërkuar dhënien fund të masave të izolimit shtëpiak.
Ky qëndrim e ka futur në konflikt të hapur me guvernatorët e shtetit, ndërsa opinioni publik është i ndarë.
“Unë nuk pajtohem me presidentin sepse ai mendon se e gjitha kjo është një lojë, sepse ai po vepron si mos më keq: tre ministra janë larguar brenda muajit dhe fjalët e tij na frikësojnë edhe më shumë.”
“Për mendimin tim duhet të kthehemi në punë, po vdiqëm, vdiqëm. Duhet t’i kthehemi normalitetit.”
Njësoj si homologu i tij amerikan, Donald Trump, edhe Bolsonaro pritet të mërkurën të nxjerrë direktiva të reja për trajtimin e disa rasteve me Covid-19 me ilaçin antimalarik, klorokinë, edhe pse studiuesit kanë rezerva për efikastin e tij.
Ndërkohë Amerika duke marrë parasysh situatën e me koronavirusin në Brazil, ka njoftuar se mund të ndalojë për disa kohë fluturimet me shtetin latin.
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...