Protesta masive janë mbajtur në kryeqytetin austriak, me qëllim të kundërshtimit të masave epidemiologjike të vendosura nga qeveria në Austri.
Protesta ka përfunduar me arrestime të shumta, shkruan RT, transmeton portal arbresh.info
Ministri i Brendshëm Karl Nehammer pretendon se pjesëmarrësit gjithashtu u përpoqën të hynin në parlament.
Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer dhe Presidenti i Policisë së Vjenës Gerhard Pirstel thanë sonte, në një deklaratë të shkurtër për mediat, se protestuesit u përpoqën të hynin në parlament.
“Pati madje një përpjekje për të hyrë në qasjen e parlamentit. Mësimi është se ne duhet t’i përshtatemi edhe më shumë taktikave të demonstruesve,” deklaroi ai.
Nehammer kritikoi Partinë e Lirisë së Austrisë (FPO) për inkurajimin e protestuesve.
850 akuza janë ngritur ndaj protestueve dhe 10 persona janë arretuar.
Midis pjesëmarrësve në marshimin e protestës ishin, përsëri, neo-nazistë dhe tifozë të krahut të djathtë, të cilët policia pretendon se dëshiron të abuzojë me inatin e qytetarëve kundër kufizimeve për shkak të luftës kundër pandemisë./arbresh.info/
https://twitter.com/WienTV/status/1355880393140957188?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1355880393140957188%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D01dd%3D31nav_category%3D78nav_id%3D1803694
https://twitter.com/mole_cola/status/1355904790828634115?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1355904790828634115%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D01dd%3D31nav_category%3D78nav_id%3D1803694
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...