Një grup mjekësh gjermanë po studiojnë pasojat afatgjata tek pacientët me Covid-19. Sipas tyre edhe kur kalon lehtë, infektimi dëmton rëndë edhe tek të rinjtë disa organe që shkaktojnë probleme në të ardhmen.
Drejtuesi i grupit studimor, prof. dr. Stefan Schreiber, mendon se virusi SARS-CoV-2 mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar. Në një intervistë për gazetën “Die Welt” ai tha se “përveç pasojave specifike të sëmundjes, virusi Corona përshpejton gjithashtu edhe proceset e plakjes së organeve të brendshme, por fillimisht pa u vënë re. Kështu p.sh. një 30-vjeçar që infektohet tani me Covid-19 mund të ketë pas dy vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 40-vjeçari, apo pas dhjetë vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 60-vjeçari”.
Një nga fushat e studimeve të prof. dr. Stefan Schreiber dhe grupit të studimor në Qendrën Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein në Kiel janë lidhjet mes infeksioneve kronike dhe procesit të plakjes.
Virusi Corona mund të shkaktojë dëmtim të rëndë të organeve
Edhe pse Covid-19 prek më shpesh rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, ai në fazën akute mund të prekë shumë sisteme të organeve të tjera. Sipas të dhënave aktuale të hulumtimeve mjekët supozojnë se prej Covid-19 mund të ndodhin edhe dëme afatgjata të organeve. Studime të ndryshme tregojnë gjithashtu se dëmtime të tilla të përhershme janë të mundura edhe nëse dikush e kalon sëmundjen lehtë.
Covid-19 është një e ashtuquajtur sëmundje endoteliale, shpjegoi Schreiber. “Endotele quhen qelizat që krijohen tek muret e enëve të gjakut. Ato gjenden kudo ku në trupin tonë ka enë gjaku. I ashtuquajturi endotel është si të thuash organi ynë më i madh. Dhe me sa duket endoteli është një nga pikat e preferuara të viruseve. Përmes infektimit të këtyre qelizave infeksioni përhapet më tej tek organet e tjera ” – tha ai./DW
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...