Google ADS

Covid-19, Pekini mbyll të gjitha shkollat

00:41 | 2 Maj 2022
Trina Galanxhi

Të gjitha shkollat në Pekin janë mbyllur, pa asnjë plan se kur do të rihapen, pasi qyteti po përpiqet të ndalojë një shpërthim të gjërë të koronavirusit.

Kryeqyteti i Kinës po lufton valën e tij të fundit të infeksioneve, e cila ka parë rreth 150 raste të raportuara me COVID, me 50 prej tyre javën zbuluar këtë javë, transmeton portal arbresh.info

Studentët përbëjnë më shumë se 30 të rasteve totale, me grupe infeksionesh të lidhura me gjashtë shkolla dhe dy kopshte.

Byroja e Arsimit e rajonit urdhëroi të gjitha shkollat të përfundojnë mësimin nga sot dhe tha se nuk kishte përcaktuar se kur do të rifillonin.

Nuk është bërë e qartë nëse shkollat do të vijonin mësimin online.

Qyteti me 21 milionë banorë ka urdhëruar tashmë tre raunde testimi masiv këtë javë, gjë që i nxiti njerëzit të grumbullonin ushqime dhe furnizime të tjera.

Pekini ka lëvizur më shpejt se shumë qytete të tjera kineze për të vendosur kufizime ndërsa numri i rasteve me koronavirus mbetet relativisht i ulët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme