Teksa bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, Papa Françesku vjen me një mesazh drejtuar të gjithë politikanëve.
Ati i Shenjtë u lut Casa Santa Marta të Vatikanit mëngjesin e sotëm, që Zoti t’u japë forcë krerëve të shteteve, ligjvënëse dhe kryetarëve të bashkive, që të përballojnë situatën e rëndë me të cilën po përballen.
“Le të lutemi sot për pushtetarët, të cilët kanë përgjegjësinë për t’u kujdesur për popujt e tyre në këto momente krize, krerët e shteteve, presidentët e qeverive, ligjvënësit, kryetarët e bashkive, presidentët e rajoneve, guvernatorët. “Zoti i ndihmoftë ata dhe u dhëntë forcë, sepse puna e tyre nuk është e lehtë, ata duhet të kuptojnë se në kohë krize ata duhet të jenë shumë të bashkuar për të mirën e njerëzve, sepse uniteti është më i madh se konflikti”, tha Papa Françesku.
KQZ mban mbledhjen e radhës
Përvetësim fondesh- Prokuroria kërkon 5 vite burg për Marine...
Arioni-Dianës: Askujt i besoj këtu përveç teje
Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’, Diana e di se kërk...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Media australiane: Si po kthehet Shqipëria në destinacionin ...