Shumë vende që kanë qenë të suksesshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, janë duke u ballafaquar me rritje të numrit të infektuarve, për shkak të organizimeve fetare, tha zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove.
Në një konferencë për media ajo nuk përmendi vendet që po ballafaqohet me këtë situatë, kur tashmë mbi 9 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në të gjithë botën.
“Është me të vërtetë e rëndësishme që vendet të zbulojnë me shpejtësi këto raste”, tha Kerkhove.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar dje për rritjen më të madhe të numrit të rasteve me koronavirus, pasi në vetëm 24 orë është raportuar për 183.000 persona të infektuar.
Brazili renditet i pari me 54,771 raste, pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 36,617 raste dhe India me 15,400 të infektuar./AlsatM/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...