Google ADS

COVID-19 në SHBA, regjistrohen mbi afër 220 mijë viktima

23:22 | 19 Tetor 2020
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë afruar tek 220 mijë vdekje si pasojë e koronavirusit.

Janë saktësisht 219 mijë e 891 persona që kanë ndërruar jetë nga ky virus, thonë të dhënat e Johns Hopkins University.

Të infektuar nga COVID-19 në këtë shtet sipas të dhënave janë tetë milionë e 180 mijë e 501 veta – 25 mijë e 908 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit, periudhë në të cilën janë shënuar edhe 217 vdekje.

Në këto të dhëna përfshihen 50 shtetet amerikane, Distrikti i Kolumbisë dhe territoret tjera, sikurse edhe rastet e riatdhesuara./KK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme