Japonia sot i kërkoi pushtetit lokal të shtyjë festat e ardhshme të Vitit të Ri për të ndihmuar në parandalimin e valës në rritje të rasteve të koronavirusit (COVID-19), të cilat janë ngjitur në mbi 100 mijë.
Ministri i ngarkuar me luftën kundër pandemisë, Yasutoshi Nishimura tha se shtyrja e festës mund të zvogëlojë turmat dhe të shmangë një rritje tjetër të rasteve.
Rastet e koronavirusit në Japoni u rritën të enjten në 100.407, përfshirë 1.733 vdekje.
Vendi ka kryer gati 2.39 milionë teste. Një komitet qeveritar kishte sugjeruar zgjatjen e pushimeve të Vitit të Ri deri më 11 janar, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Këtë vit, pushimet do të mbaronin normalisht deri më 3 janar, pasi dita tjetër është e hënë, një ditë pune, e cila mund të shkaktojë tollovi në tre ditët e para të vitit.
Nishimura gjithashtu u kërkoi qytetarëve të ndërmarrin hapa parandalues gjatë Hallowen-it, këtë të shtunë, më 31 tetor.
Shoqata e guvernatorëve provincialë mbështeti masat anti-koronavirus të qeverisë.
Rreth 900 organizatave të biznesit u është kërkuar të ndjekin shembullin.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Toshimitsu Motegi njoftoi sot uljen e këshillave të udhëtimit për 8 vende, përfshirë Kinën, Korenë e Jugut, Australinë, Singaporin, Tajlandën, Tajvanin, Zelandën e Re, Brunein dhe Vietnamin plus Tajvanin.
Kërkesat më të buta të nivelit 2 të këshillimit për qytetarët të shmangin udhëtimet jo-thelbësore.
Japonia gjithashtu shtoi Mianmarin dhe Jordaninë në listën me 152 vende dhe rajone nën këshillat e nivelit 3 të udhëtimit./AA/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën