Google ADS

Covid-19 në Itali, Conte përjashton një karantinë të dytë por paralajmëron shtetrrethim

17:23 | 16 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Teksa në Itali numri i infektimeve me Covid-19, kryeministri Giuseppe Conte paralajmëron për vendosjen e një shtetrrethimi në vend, i cli mund të nisë që prej orës 22:00.

Pavarësisht masave të reja të vendosura nga qeveria e Romës, ditën e djeshme shteti apenin regjistroi 8804 infektime të reja, ndaj dhe mundësia për vendosjen e shtetrrethimit është potencial, raporton “Corriere”.

“Rrethrrethimi është një gjë shumë e mundshme”, paralajmëron kryeministri italian.

Pavarësisht nga situata, Kryeministri hedh poshtë kategorikisht hipotezën e një karantine totale të dytë: “Mbyllja e gjithçkaje do të ishte shumë e dëmshme tani që ekonomia po tregon shenja të rimëkëmbjes“.

Por Conte mohon edhe mundësinë edhe të një mbyllje 2-3 javëshe për t’i dhënë frymë Shërbimit Shëndetësor Kombëtar: “Një gjë që nuk ekziston. Duhet të presim dy ose tre javë për të kuptuar efektet e masave aktuale, përfshirë dhe maskën në ambjent të hapur“.

Një masë e tillë do të thotë se baret, restorantet dhe institucionet e tjera publike të ulin grilat e tyre në orën 22:00, me kontrolle të përforcuara dhe gjoba për ata që nuk i respektojnë rregullat.

Diçka të tillë e ka marrë tashmë edhe Franca, e cila ka vënë në funksion shtetërrimin në 9 prej qyteteve më të mëdha në vend, përfshirë edhe Parisin.

Të ngjashme