Rreth 86 për qind e vdekjeve të lidhura me koronavirusin janë midis njerëzve të moshës 70 vjeç ose më të vjetër.
Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Gjermani kanë vazhduar të rriten, pasi në 24 orët e fundit janë raportuar 21.866 raste të reja dhe 215 vdekje
Sipas shifrave të publikuara nga Instituti Robert Koch, infeksionet e reja u rritën me më shumë se 3.300 gjatë 24 orëve të fundit, nga 18.487 të mërkurën.
Pavarësisht bllokimit të pjesshëm i cili filloi më 2 nëntor, mesatarja shtatë-ditore e infeksioneve të reja mbeti mbi 18.500.
Instituti raportoi 215 vdekje tjera ditën e fundit, duke e çuar numrin në 11.982.
Sipas institutit, rritja e numrit të viktimave në javët e fundit është për shkak të rritjes së përqindjes së rasteve të reja midis grupeve të moshës më të vjetër.
Rreth 86 për qind e vdekjeve të lidhura me koronavirusin janë midis njerëzve të moshës 70 vjeç ose më të vjetër.
Spitalet në të gjithë vendin kanë raportuar rritje të mprehtë të numrit të pacientëve të sëmurë rëndë me COVID-19.
Deri të mërkurën, 3.127 pacientë me koronavirus po marrin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv (ICU), nga 1.696 dy javë më parë.
Gjermania deri më tani ka regjistruar 727.553 raste, numri i pestë më i lartë i infeksioneve të koronavirusit në Evropë, pas Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë./AA/
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...