Google ADS

COVID-19, mbreti i Marokut fal mbi 5 mijë të burgosur

14:47 | 5 Prill 2020
Arbresh.info

Vendimi është marrë në kuadër të masave parandaluese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Mbreti i Marokut, Mohamed VI, të dielën fali 5.645 të burgosur në kuadër të masave parandaluese kundër koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi Ministria e Drejtësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Monarku bëri thirrje për “marrjen e të gjitha masave të nevojshme për forcimin e mbrojtjes së të burgosurve dhe institucioneve korrektuese (me shqetësimet për të burgosurit e mitur nën 18 vjeç) nga përhapja e koronavirusit”.

“Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që lidhen me situatën e urgjencës shëndetësore dhe masat paraprake të imponuara, ky proces do të zbatohet në mënyrë graduale”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë e Marokut tha që numri i përgjithshëm i infeksioneve me COVID-19 u rrit në 919, me 59 të vdekur dhe 66 të shëruar.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, në gjithë botën nga ky virus kanë humbur jetën rreth 64.800 persona, ndërsa janë infektuar mbi 1,2 milion. Po ashtu, rreth 252 mijë persona janë shëruar nga virusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme