Google ADS

Covid-19: Mbi 36 milionë të shëruar në mbarë botën

10:36 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 36 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 36.011.650 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (7.957.206), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (6.533.916), Brazili (5.064.344), Rusia (1.335.141), Argjentina (1.062.911) dhe Kolumbia (1.047.017).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve që prej 9 nëntorit ka arritur në 340.286.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 51 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 268 mijë të vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme