COVID-19, mbi 20 milionë pacient në të gjithë botën vazhdojnë trajtimin

08:46 | 13 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Numri i personave që janë duke iu nënshtruar trajtimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 20 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë momentalisht janë 20.005.602 raste aktive me COVID-19.

Në 19.898.756 prej tyre simptomat e sëmundjes janë të lehta ndërsa 106.846 pacientë janë në rrezik për jetën.

Rritja e numrit të pacientëve në trajtim rrit barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.

Vendet me numrin më të lartë të rasteve aktive janë SHBA-të (6.599.959), Franca (2.131.667), Brazili (729.746), Italia (684.848), Belgjika (544.578), Rusia (493.437), India (405.335), Ukraina (376.040), Gjermania (340.921) dhe Polonia (263.483).

Ndërkaq, në Turqi me datën 12 dhjetor numri i rasteve aktive ishte 212.045, prej të cilëve 5.961 në gjendje të rëndë.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi u përhap në të gjithë botën, duke infektuar mbi 72 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 611 mijë të vdekur./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme