Ekonomia e Kanadasë po përballet me një rënie prej 5.1 përqind të GPD-së, rënie që nuk është parë që nga viti 1962.
Rënia ka ndodhur mes pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë mbarë botën, transmeton portal arbresh.info
“Në skenarin tonë ekonomik, GPD-ja supozohet se do të bjerë me 2.5 përqind në tremujorin e parë të 2020 dhe pastaj përsëri me 25.0 përqind në tremujorin e dytë”, thuhet në raportin qeveritar.
“Për vitin 2020, rritja reale e GPD-së do të ishte -5.1 përqind, më e dobëta në rekord që nga viti 1962”, thuhet në raport.
Raporti qeveritar thotë se para rënies së pandemisë, ekonomia qeveritare ishte në rregull.
Pandemia e COVID-19 ka lënë pasoja të mëdha në ekonominë globale .
Përderisa të tërë sektorët ekonomikë në Kanada janë mbyllur, një milionë kanadezë kanë aplikuar për sigurim punësimi gjatë javës së kaluar, pasi mijëra vende të punës po vazhdojnë të zvogëlohen pas zgjerimit të pandemisë.
SHBA bëhet epiqendra e re e koronavirusit, regjistrohen 100 mijë raste
Kjo ka bërë që zyrtarët kanadezë të ndërmarrin masa drastike, duke përfshirë dy pako stimuluese – një përfitim prej 56 miliardë dollarësh për përgjigje emergjente dhe 68 miliardë dollarë ndihmë ekonomike për biznesin, të paralajmëruar më herët sot – si dhe duke ulur nivelin e natës në 0.25 përqind, pragu më i ulët, në përpjekje për të ruajtur nivelin e likuiditetit, sipas Guvernatorit të Bankës së Kanadasë, Stephen Poloz./arbesh.info/
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...