Infeksionet e para të koronavirusit në Itali datojnë që nga muaji janar, thuhet në një studim shkencor të publikuar gjatë kësaj jave, duke hedhur kështu një dritë të re mbi origjinën e shpërthimit në një nga vendet më të prekura në botë.
Italia filloi testimet pasi diagnostifikoi pacientin e parë më 21 shkurt në Codogno, qytet në rajonin e pasur të Lombardisë.
Rastet dhe vdekjet u rritën menjëherë, me shkencëtarët që shpejt dyshuan se virusi kishte qenë përreth, pa u vënë re, për javë të tëra.
Stefano Merler, i Fondacionit Bruno Kessler, tha në një konferencë shtypi me autoritetet e larta shëndetësore të Italisë se instituti i tij kishte shikuar rastet e para të njohura dhe nxori përfundime të qarta nga ritmi pasues i ngjitjes.
“Ne e kuptuam që infeksionet më të mëdha ishin në zonën e Lombardisë, dhe ato kishin ndodhur përpara 20 shkurtit”, tha ai.
“Besohet se infeksioni ka filluar që nga janari, ose edhe më herët”, tha ai, duke shtuar se rritja e menjëhershme e rasteve sugjeron se virusi ishte sjellë nga një grup njerëzish në Itali, dhe jo nga një individ.
Një studim tjetër thotë se rastet e regjistruara në prill kanë ndodhur brenda shtëpive të pleqve, ose janë përhapur brenda anëtarëve të famijes. 10.8 përqind e të infektuarve jane infektuar në spital, ndërsa 4.2 përqind nëpër vendet e tyre të punës.
Një studim tjetër që është kryer në Spanjë, e cila ka gjithashtu një numër të madh vdekjesh, sugjeron se virusi ishte i pranishën në vend shumë kohë përpara se zyrtarët shëndetësorë të kishin zbuluar ë paktën një muaj para se Madridi të impononte një izolim.
Italia ishte vendi i parë i madh perëndimor që u përball me sëmundjen virale, e cila filloi në Kinë gjatë vitit të kaluar dhe më pas u përhap në mbarë botën./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...