Kryeministri ka paralajmëruar se kriza e koronavirusit do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet, në një letër që i dërgohet çdo familjeje në Mbretërinë e Bashkuar.
Boris Johnson, i cili është duke u izoluar pas testimit pozitiv për Covid-19, thotë se kufizimet më të rrepta mund të vendosen nëse është e nevojshme, transmeton portal arbresh.info
Britanikët gjithashtu do të marrin një broshurë që qartëson këshillat e qeverisë.
Numri i personave që kanë vdekur me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 1,019, me 260 vdekje të raportuara të shtunën.
Të infektuar nga koronavirus janë mbi 17 mijë persona.
Në letrën që do t’u dërgohet 30 milion familjeve me një kosto të parashikuar prej 5.8 milion, Johnson shkruan se Britania e Madhe është dashur të marrë masa që nga fillimi i epidemisë.
“Ne nuk do të hezitojmë të shkojmë më tej nëse kjo është ajo që na thotë këshilla shkencore dhe mjekësore që duhet të bëjmë.”
Masat e ashpra për të trajtuar përhapjen e koronavirusit, përfshirë ndalimin e tubimeve publike të më shumë se dy personave dhe mbylljen e dyqaneve që shesin mallra jo thelbësore, u prezantuan javën e kaluar.
Britania e Madhe është vendi i tretë në Europë me më së shumti raste me koronavirus./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...