Izraeli ka njoftuar se do të lehtësojë masat e bllokimit por do të mbajë të mbyllur aeroportin dhe kufijtë e tij tokësorë pas një rënie të lehtë të përhapjes së rasteve me coronavirus.
“Qeveria ka pranuar një propozim nga kryeministri dhe ministri i shëndetësisë për të lehtësuar masat e bllokimit nga ora 7 e mëngjesit të dielën”, është thënë në një deklaratë të përbashkët.
Nën këto masa të lehtësimit, izraelitët nuk do të kufizohen më brenda 1 km nga shtëpitë e tyre dhe shërbimet e tilla si parukeri dhe sallonet e bukurisë do të lejohen të veprojnë dhe do të bëhet hapja edhe e parqeve kombëtare.
Pavarësisht nga ajo se ka pasur atë që është quajtur fushata më e shpejtë e vaksinimit në botë për frymë, Izraeli ende ka regjistruar një mesatare ditore prej 6,500 rastesh të reja me COVID-19, nga rreth 7,000 javën e kaluar, tregojnë shifrat zyrtare.
Një bllokim i rreptë mbarëkombëtar në fuqi që nga 27 dhjetori është zgjatur katër herë për të luftuar shkallën e infeksionit, por janari ishte muaji më vdekjeprurës me më shumë se 1.000 viktima nga coronavirusi.
Sipas shifrave të fundit nga ministria e shëndetësisë, Izraeli ka regjistruar gjithsej më shumë se 675,000 raste me COVID-19, përfshirë 5,019 vdekje.
Hotelet mbeten të mbyllura dhe restorantet do të lejohen të kujdesen vetëm për “merr me vete”, ndërsa aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit, ku fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar që nga 24 janari, dhe kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...