Google ADS

Covid-19, Italia përdor dronë për të monitoruar lëvizjet e njerëzve

13:38 | 24 Mars 2020
Arditë Shkodra

Italia ka thënë se policia mund të përdorë drone për të monitoruar lëvizjen në mënyrë që të përmbajë shpërthimin e koronavirusit.

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil (ENAC) autorizoi përdorimin e droneve për të monitoruar lëvizjet e qytetarëve në zonat komunale për të siguruar kontrollin e urgjencës epidemiologjike, tha ENAC të hënën e 23 marsit në një letër të botuar në faqen e saj zyrtare.

Letra u dërgua nga ENAC ministrive italiane të Brendshme, Transportit dhe Drejtësisë, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore, kompani që administron trafikun ajror civil në Itali (ENAV), Shoqatën Kombëtare të Komunave Italiane dhe postet e Policisë Lokale.

Italia është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

Deri më tani janë shënuar 6,077 viktima dhe 63,927 të infektuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme