Google ADS

COVID-19, Italia kalon mbi 2 milionë raste

09:08 | 25 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Natën e Krishtlindjeve, Italia ka arritur të regjistroj 2 milionë raste me COVID-19.

Vendi ka raportuar së paku 18,040 raste pozitive duke rritur numrin e përgjithshëm në 2,009,317 raste me COVID-19, transmeton arbresh.info

Brenda 24 orëve janë shënuar edhe 505 viktima të reja duke rritur numrin e viktimave në 70,900.

Së paku 2,589 pacient me COVID-19 janë të shtruar në kujdes intensiv, 35 pacient më pak se një ditë më parë, shkruan CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme