Qytetarëve gjermanë iu është kërkuar që të mos udhëtojnë në vendet dhe rajonet ku rreziku i prekjes nga koronavirusi është i lartë.
“Ka dalë se një numër tepër i lartë i udhëtarëve që janë kthyer (nga zonat me rrezik të lartë) kanë dalë pozitivë,” tha kancelarja gjermane pas një takimi me ministrat rajonalë për rregullat e reja të karantinës.
Nga muaji tetor, një sistem i ri digjital do të zëvendësojë dokumentet e letrës që iu jepen të kthyerve për t’i gjurmuar dhe monitoruar për obligimet e tyre të karantinës, raporton BBC, përkthen Periskopi. Ata që dështojnë të ndjekin këto rregulla do të marrin gjoba të mëdha.
Edhe testimet nëpër aeroporte do të vazhdojnë, tha znjëMerkel, por karantina 14 ditore mund të shkurtohet nëse ofrohet një test negativ brenda pesë ditësh pas mbërritjes.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...